“Miku i mirë në ditë të vështira”, mesazhi i ministrit Fatmir Xhafaj për italianët

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në konferencën ku u prezantua raporti i monitorimit ajror i Guardia di Finanza për 2017-n për luftën anti-kanabis, foli me bindje për një situatë të ndryshuar.

Xhafaj tha se falë punës së policisë së shtetit, 7 muaj pasi ai mori detyrën si ministër, ia dolën që në Shqipëri të mbillej më pak kanabis.

Kliko per me shume info

“Vetëm 7 muaj më parë kur mora detyrën në sy të kryeministrit, deklaruam se 2017 do ishte fundi i një historie të gjatë të kultivimit të kanabisit. Të shumtë ishin mosbesuesit, cinikët dhe tallësit. Me gjithë llumin e akuzave, çirrjeve dhe kakofonisë ne zgjodhëm heshtjen për të punuar me mund e përkushtim. Sot foli përkushtimi i punës tuaj, me kënaqësi e them që ia dolëm”,- tha ai.

Ministri Xhafaj, s’ka nguruar t’i japë një mesazh homologut italian Marco Minniti dhe gjeneralëve të Guardia Di Finaza. “Miku i mirë njihet në ditë të vështira”,- tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.