Mesazhi i fortë i Vlahutin: Nuk kanë as turp, as moral, shesin Atdheun për shtëpinë

Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin, ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm për politikën shqiptare. Nga takimi i zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Brendshme, ku u prezantua operacioni i koduar “Forca e Ligjit”, Vlahutin tha se “Dikur njerëzit shisnin shtëpinë për Atdheun, tani shesin Atdheun për shtëpinë”.

Duke u ndalur tek situata me krimin dhe trakimin e lëndëve narkotike, ambasadorja amerikane tha se duhet të tregohet luftë e vazhdueshme ndaj këtyre fenomeneve.

Kliko per me shume info

“Dikur njerëzit shisnin shtëpinë për Atdheun, tani shesin Atdheun për shtëpinë. Nuk kanë as turp, as moral. Kjo nuk duhet të ndodhë në një vend demokratik. Ligji është i barabartë për të gjithë, ndaj nuk duhet të ketë njerëz që shfrytëzojnë ligjin. K

rimi i organizuar ekziston në shumë vende dhe nuk do t’ia dijë për asgjë, për jetën e njerëzve, por në shumicën e vendeve jepet një përgjigje e fortë nga institucionet. Këtu është dallimi, aftësia e institucioneve ta luftojnë krimin, ta ndëshkojnë. Të jesh kriminel s’do të thotë të jesh njeriu më i zgjuar, por s’ke vlera morale. Vendi juaj nuk e meriton të asociohet me njerëz të tillë.

Shqiptarët janë të talentuar, të zgjuar, vendi ka shumë burime, por krimi sjell kosto tepër t madhe në shoqëri. Besoj që ky operacion do jetë hap vendimtar drejt një shteti që do luftojë krimin. Ne nuk mund të bëjmë punën tuaj për ju, por do bëjmë cdo gjë të mundemi që ju ta bëni punë sic duhet, që të ketë sukses.

Ne e dimë që kjo është një betejë sfiduese dhe ju keni nevojë të tregoni rezultate të pakthyeshme. Më shumë se 1 milion euro janë investuar, por asnjë shumë parash nuk mund ta bëjë atë që mund të bëni ju me veprat tuaja”, u shpreh ambasadorja Vlahutin.

2 COMMENTS

  1. Po,27 vjet dhe shqipetaret nuk po marin drejtimin e vendit,ku Shqiperia ka resuse dhe pasuri,njers te talentuar,po ne drejtim ne Shqiperia ,ka hipur babezija per te xhvatur dhe vjedhur dhe mbushur xhepat.Kjo eshte politika e ndiekur nga viti 1990, ku lideret per te permbysur monizmin trumbetuan me te madhe, shkaterrimin e te gjithe pasuris se vendit dhe mbylljen e fabrikave , hedhjen e njerezeve ne rruge.Demokracia ne Shqiperi u kuptua per te vjedhur dhe jo per te ndertuar nje shtet te barabart.Ne Shqiperi eshte rritur dhe po rritet nje shtres qe mizotron mbi vaferin e tejskajshme ,dhe politikanet tane luftoin per kolltuk, dhe jo ti sherbein masave popullore.Parlamenti eshte kther ne nje gjueti shtrigash,ku mund te hyjet dhe te delet pa disiplin parlamentare.Harroin te zinjet deputet ,se populli ju dha voten si koka te mencura,por keto koka po shkaterroin vendin.Situata e veshtir- politikanet tane nuk shikoin me larg se si fuksjonon demokracia ne vendet e tjera.Ku po shkoim,njerzit jane te lodhur nga voltazhi i medjeve, qe presin dhe qepin sikur jane larte ne qiell dhe jo ne token shqitetare.Do na vijen ufot te na mesoin se si fuksjonon nje shtet?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.