Mesazhet për vrasësin, si ra në kurthin e përgjimeve gjykatësi Shkëlqim Miri

Sipas alibisë që ka ngritur në sallën e gjyqit, gjykatësi i arrestuar për ryshfet, Shkëlqim Miri është i sëmurë dhe 300 milionë lekët që mbante në shtëpi i duheshin për t’u kuruar.

Por në të njëjtën ditë që avokati i tij, Ardian Visha foli për mediat në lidhje me shumë e parave, prokurorët kanë nxjerrë provat e tyre. Përgjime televonatash, mesazhe dhe pamje të kamerave të sigurisë, provojnë sipas organit të akuzës se Shkëlqim Miri mori ryshfet nga familjarët e Gentian Dodës. I burgosuri mbante dy celularë në qelinë e tij, të dy në përgjim.

Kliko per me shume info

BW raporton se fillimisht ishte gjykata e Matit, që firmosi për ndryshimin e akuzës për Dodën dhe i hapi rrugën e lirimit të tij.
Në përgjim u vu i dënuari Doda, i cili në qelinë e tij mbante dy celularë. Ai komunikonte vazhdimisht me vjehrrin e tij Nezirin dhe mikun e ngushtë Alban Bucin.

LEXO EDHE:  Shpërthen zjarri brenda ashensorit të pallatit në Myslym Shyr

“Do të vijë një mik të sjellë 15 mijë. Gjeti dhe 15 të tjera dhe dorëzoji”, i shkruan ai Bucit. Sipas prokurorisë bisedat dhe komunikimet janë përgjatë muajve mars-prill –maj.

Pasi ishte rënë dakord për pazarin, sipas të cilit në këmbim të parave vendimi i Matit të mbetej në fuqi, Doda kërkon të dorëzohen paratë.

Caktohet data 30 maj. Alban Buci dhe vjehrri i Dodës shkojnë në një lokal në Fushë Krujës, në pronësi të kushëririt të gjykatësit. Në pamjet e kamerave të sigurisë – thuhet në dosje – shfaqen Buci dhe Neziri, të cilët bëjnë dhe dorëzimin e zarfit në duart e Kujtim Mirit. Ky i fundit kushëri i largët me gjykatësin.

LEXO EDHE:  100 mijë dollarë transplant veshke, burgoset shqiptarja, mashtroi shëndetësinë britanike

Pas këtij momenti Albani i shkruan mikut të tij të dënuar: “Rri pa merak i dorezuam dokumentat. I thame skemi gje tjeter vetem të japim shpirtin. Do dalesh nga mesi i muajit tjeter”.
Me 7 qershor 2017 Apeli vendos të lërë në fuqi vendimin e gjykatës së Matit për dënimin me 8 vite për 39-vjecarin. Organi i akuzës, shkon edhe më tej.

Për të provuar faktet, vendos të ndërhyjë. U kërkon burgjeve të ushtrojë kontroll dhe sekuestrojë dy celularët e të dënuarit. Në fakt ashtu ndodh. Celularët bllokohen për llogari të hetimit. Por e paqartë mbetet sesi Doda nuk mori dënim për këtë vepër nga gjykata e Krujës. Po natën që qelia e te dënuarit u kthye përmbys, policia ndalon Alban Bucin për verefikim dhe arrin ti kontrollojë celularin dhe të sigurojë mesazhet kompromentuese.

LEXO EDHE:  Rama akuza të forta në Kuvend: Opozita hedh baltë për Shqipërinë në vendet e BE

Pasi siguroi të gjitha këto prova prokuroria vendosi të veprojë duke cuar në pranga gjykatësin dhe kushëririn e tij në kuadër të operacionit të Koduar “Një vrasje e dytë”. Kujtim Miri pritet të dalë të hënën përpara gjykatës. Gentian Doda dhe miqtë e tij të përfshirë në skemën korruptive deri më tani nuk janë vënë në pranga.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here