Ndahet nga jeta aktori i njohur Mërkur Bozgo

Aktualitet

Aktori i njohur Mërkur Bozgo është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare.

Aktori vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bozgo numëron një numër të madh rolesh në kinematografi dhe teatër.

Mërkur Bozgo ka lindur në 24 Mars të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës. Në vitin 1961 përfundon studimet e larta në Degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe prej këtij viti fillon punën në Estradën e Tiranës deri në vitin 1968. Pas këtij viti për 7-të vjet punon në Televizion dhe që prej vitit 1975 punon si aktor në teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar).

Në vitin 1994 del në pension. Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë në kinokomedinë televizive "Estrada në ekran" në vitin 1968. Roli mi i fundit i aktorit Mërkur Bozgo do jetë ai i hoxhës në filmin "Gjoleka, djali i Abazit" në vitin 2005 perkrah Enxhi Agushi.

Ka interpretuar në disa filma shqiptarë si:

Në fillim të verës (1975), Punëtori që shënon me shenjë arkën me barut

Emblema e dikurëshme (1979), Drejtori i muzeut

Agimet e stinës së madhe (1981), z. Ali

Tela për violinë (1987), Andoni

Stolat në park (1988), Drejtori

Bolero (1997), Klienti i Evelines

Gjoleka, djali i Abazit (2006), Hoxha

Seriliali televiziv Komuna e Parisit, Xha Rakua

Bela TV Serial (2011) Babai

ME TE LEXUARAT