Kjo është deklarata e Angela Merkel pas humbjes në zgjedhje

Bota

merkel158Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pranoi përgjegjësinë për humbjen e partisë së saj CDU në zgjedhjet shtetërore në Berlin.

Rezultatet zyrtare treguan se CDU fitoi 17.6 përqind të votave në zgjedhjet e së dielës, çfarë është rezultati më i keq i regjistruar ndonjëherë në Berlin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Social-Demokratët e qendrës së majtë dolën partia më e fortë, me 22 përqind, ndërsa partia antimigrante e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, fitoi 14 përqind të votave dhe do të futet në parlamentin shtetëror për herë të parë.

“Sikur të mundem, do ta ktheja kohën prapa për shumë e shumë vite për t’u përgatitur më mirë”, tha Merkel.

Këto zgjedhje janë zhvilluar dy javë pas humbjes që ka pësuar partia e Merkelit në landin e vetë kancelares, Meklenburg-Vorpomern.

Popullariteti i Merkelit ka rënë prejse ajo ka marrë vendim të hapë kufijtë për migrantët, vitin e kaluar.

Merkel, megjithatë, mbrojti politikën e saj ndaj migrantëve, duke e cilësuar si “absolutisht korrekte”.

ME TE LEXUARAT