Mediat gjermane zbulojnë raportin e ushtrisë: BE mund të shpërbëhet

Ndërkohë që Shqipëria aspiron për t’u bërë kandidate e Bashkimit Europian, një dokument i zbuluar nga mediat gjermane thotë se ky unitet mund të shpërbëhet.

Dokumenti prej 120 faqesh tregon se BE mund të ketë hyrë në rrugën e shpërbërjes, dhe Gjermani apo përgatitet për këtë skenar.

Kliko per me shume info

Dokumenti është në fakt një strategji e hartuar nga ekspertët e ushtrisë gjermane, për të ndërtuar sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë në rast se Bashkimi Europian shpërbëhet.

Në raport thuhet se Gjermania po tërhiqet nga roli udhëheqës që ka në Europë. Qeveria gjermane duhet të përgatitet për skenarët më të këqij, shpërbërjen e plotë të Bashkimit Europian, një Europë multipolare dhe një konflikt Lindje-Perëndim ku parashikohet që disa vende të Europës kalojnë me Rusinë, shkruan ABC news.

Raporti konstaton se procesi i zgjerimit nuk shihet më me interes nga vendet anëtare të Bashkimit Europian. Disa vende kanë braktisur unionin, që po humbet aftësinë konkurruese globale. Një botë që po destabilizohet, disa herë kaotike dhe afër konflikteve ka ndryshuar dramatikisht mjedisin e sigurisë të Gjermanisë dhe Europës. Ushtria gjermane nuk përjashton mundësinë edhe ardhjen në pushtet të ekstremistëve dhe kalimin drejt modelit politik rus në shumë vende të Europës. Skenarët në fjalë janë ndër më të errëtit dhe vënë në dyshim të gjithë kuadrin e të drejtave për të cilat u luftua dhe investua kaq shumë. Për më tepër që në rajone si Ballkani ato lënë vakumin e rrezikshëm që çon në kaos dhe lloj-lloj animesh gjeopolitike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.