Mediat franceze: “Shqipëria e tronditur nga trafikimi i drogës”, fajtor Edi Rama

Mediat franceze i kanë kushtuar rëndësi trafikut të drogës nga Shqipëria për në vendet e tjera të Bashkimit Europian, por në mënyrë më të specifikuar, trafikut të drogës drejt Italisë fqinje.

Kliko per me shume info

Në një shkrim të publikuar nga “Letemps.ch”, të titulluar “Shqipëria e tronditur nga trafikimi i drogës”, thuhet se “Prodhimi i kanabisit shpërtheu në Shqipëri, me pjesëmarrjen e dukshme të qeverisë socialiste të Edi Ramës. Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane kanë filluar të ngrenë zërin e tyre”.

Ndërsa sjell në vëmendje, atë që qeveria dhe kryeministri Edi Rama, e quajtën si sukses të madh, hyrjen në Lazarat dhe eleminimin e kultivimit të kanabisit. Por sipas “Letemps.ch”, ky sukses u ndoq me mbushjen e të gjithë Shqipërisë nga droga.

“Kodrat që rrethojnë fshatin Lazarat në Shqipërinë jugore kanë kohë që kanë qenë të privilegjuara për të ushqyer tregun rajonal të kanabisit. Ky monopol u zhduk në vitin 2014, kur policia bastisi fshatin e madh, një vit pasi Kryeministri Socialist Edi Rama erdhi në pushtet, triumfalisht u rizgjodh qershorin e kaluar. Shkatërrimi i “kështjellës së kanabisit” Lazarat kishte pasoja të padëshiruara: prodhimi u përhap me shpejtësi në të gjithë Shqipërinë në luginat veriore të vendit.”, – shkruhet në hyrje të shkrimit, ndërsa nuk lë jashtë vëmendjes edhe dyshimet për përfshirje të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në këtë aktivitet kriminal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here