“Të hapen kufijtë me Kosovën”, mediat serbe e quajnë “provokim” deklaratën e Majkos

Deklarata e ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko për hapjen e kufijve me Kosovën është konsideruar si provokim nga mediat serbe.

“Me 1 janar, në vitin 2018 ne shqiptarët e krahut tjetër po ju presim t’i hapim kufijtë. Le të bëjmë këtë veprim europian”, ka thënë Majko, në forumin ekonomik të diasporës shqiptare, ku ishin të pranishëm edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe Presidenti Hashim Thaci.

LEXO EDHE:  Më shumë se 80 deputetë shqiptarë mbajnë armë!
Kliko per me shume info

Më tej, Majko u shtoi se s’ka përse të kërkohen pasaporta mes qytetarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, derisa këto pasaporta nuk u kërkuan as në kohën e eksodit të madh gjatë luftës në Kosovë.

Blic shkruan se deklarata e Majkos ishte provokim dhe sipas medias serbe, ministri foli në emër të kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here