Media serbe: Shqiptarët sfidojnë ligjin, valvisin flamujt në Preshevë e Bujanovc

Kliko per me shume info

Në ndërtesat shtetërore dhe në shtëpitë private në komunat e Preshevës dhe të Bujanocit, më 28 Nëntor, po valvitet flamuri i Shqipërisë. Kështu nis artikulli i të përditshmes serbe ‘Blic’, i cili që në titull tregon se “Edhe pse është i ndaluar me ligj, flamuri i Shqipërisë valëvitet në Presheve dhe Bujanoc”.

Artikulli nis me një historik të shkurtër të ditës më të veçantë për të gjithë shqiptarët, e cila shënon përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912, në Vlorë, shkruan Gazeta Express.

Kliko per me shume info

Më tej artikulli i gazetës serbe raporton se përdorimi i flamurit të huaj është veprim i ndalur me ligj në shtetin serb.

Për shkak të flamurit shqiptar, çdo vit politikanët lokalë dënohen për shkelje të ligjeve, por vazhdojnë ende ta ekspozojnë, vazhdon tutje artikulli i medies beogradase.

Në fund, gazeta përmend edhe kërkesën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, të udhëhequr nga kryetari i Bujanocit, Jonuz Musliu, për të cilin ‘Blic’ shkruan se është i diskutueshëm, për legalizimin e flamurit të shqiptarëve, në theks të veçantë më 28 Nëntor.

“Autoritetet në Serbi kanë kërkuar nga shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që ta krijojnë flamurin e tyre, i cili duhet të jetë ndryshe nga flamuri kombëtar i vendit të origjinës, siç përcaktohet nga Ligji për Pakicat Kombëtare. Në këtë rast, ata do të kenë të drejtën të përdorin flamurin çdoherë dhe zyrtarisht, por shqiptarët nuk e pranojnë këtë kërkesë”, shkruan gazeta serbe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.