Media italiane/Arrestohet shqiptari, torturonte dhe përdhunonte gruan në sy të vajzës

Historia e dhunës ka nisur qysh në vitin 2016 kur shtetasi 33 vjeçar shqiptar me banim në Itali e burgosi brenda mureve të shtëpisë bashkëshorten, për të vijuar deri në arrestimin e tij nga policia italiane.

Mediat italiane raportojnë se dhuna ndaj gruas nisi në fillim te 2016 deri në shkurt të 2017. Ai i kishte ndaluar çdo lloj kontakti me persona të tjerë gruas së tij dhe e rrihte barbarisht edhe para vajzës së tyre.

Kliko per me shume info

Ngjarja ka ndodhur në Caserta ku pas konstatimit të dhunës policia italiane vuri në pranga 33 vjeçarin shqiptar, rezidentë në Itali pasi ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas së tij.

Për vetë natyrën e pazakontë të ngjarjes gazeta italiane “Il Mattino” i ka dhenë vend të shqueshëm lajmit duke raportuar se shqiptari, emri i të cilit është, Indrit Gjini, e ka mbajtur të izoluar gruan e tij në banesë për rreth një vit, e ka dhunuar fizikisht, torturuar dhe përdhunuar edhe në sy të vajzës se tyre. Veprime këto që e lejojnë institucionet e drejtësisë të ngrenë ndaj tij akuzën e ushtrimit të dhunës në familje dhe dhunë seksuale./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here