Media britanike zbulon vrasësin shqiptar: Punon i qetë në Angli

Aktualitet

Media britanike ka publikuar një tjetër artikull përsa i përket depërtimit në Shqipëri të Selami Cokajt, nga Shoshani i Tropojës.

Tabloidi “The Sun” ka publikuar disa artikuj lidhur me rastin e 43- vjeçarit Cokajt dhe shkruan se pas 9 –muajsh nga zbulimi i rastit ai vazhdon dhe punon në një lavazh të cilin e ka biznesin e tij dhe nuk është depërtuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“43-vjeçari po fiton më shumë se 40,000 funte në vit nga biznesi i tij në Oadby, Leicester,” shkruan “The Sun”.

Selami Cokaj 43 vjeç, nga Shoshani i Tropojës, dikur në listën e më të kërkuarve të Interpolit, u dëbua nga Britania e Madhe dhe u kthye sërish aty duke hapur një biznes fitimprurës në pronësi të tij.

43-vjeçari u dënua me 15 vite burg në vitin 1994 në Shqipëri pasi vrau një person me thikë dhe më pas dënimi u rrit në 20 vite për grabitje me armë. Pas 3 vitesh burg, Cokaj u arratis nga burgu i Shën Kollit në Lezhë dhe emigroi për në Britani duke përdorur emrin e rremë Valton Gashi.

Ai u vendos në Mansfield, Notts, Nottinghamshire, ku hapi një lavazh makinash dhe takoi gruan e tij të ardhshme. E kaluara e tij u zbardh në vitin 2006 dhe pas një procesi 3-vjeçar ekstradimi ai u dëbua nga Britania e Madhe.

Zyrtarët e dëbuan Cokajn në vitin 2009 pasi zbuluan se ishte arratisur nga burgu për mosshlyerjen e dënimit prej 20 vitesh në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT