Po mbronte fëmijën, babai vritet në derë të shtëpisë
Një baba vdiq duke mbrojtur djalin e tij nga disa adoleshentë, që po përpiqeshin t’i vidhnin atletet.
Sipas mediave lokale, djali 8-vjeçar i Jose “Migue” Malave, në New Jersey, SHBA ishte përplasur më herët gjatë ditës me një grup adoleshentësh, të cilët u përpoqën të vidhnin atletet e tij, por pa sukses.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Adoleshentët shkuan më vonë në shtëpinë e fëmijës duke shpresuar për të vjedhur ndonjë gjë tjetër. Në atë kohë ishte kthyer në shtëpi edhe Malave, i cili sapo kishte lënë djalin dhe po nisej për punë.
Sipas dëshmitarëve, një nga adoleshentët goditi për vdekje me thikë Malave-n në hyrje të shtëpisë, në sy të katër fëmijëve dhe të dashurës së tij shkruan Tv Klan.
Autoritetet po kërkojnë një 17-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, si autor të krimit, ndërkohë që kanë arrestuar edhe Nasiar Day, 19 vjeç, si bashkëpunëtor me vrasësin.