Mbërrin me helikopter në spitalin e Traumës, ky është gardisti i plagosur që shoqëronte Ramën

Ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë një prej gardistëve të plagosur më rëndë i cili ka pësuar fraktura në shtyllën kurrizore si pasojë e aksidenit ku u përfshinë dy makina të eskortës së Ramës dhe dy makina civile.

Ervin Musai, është transportuar me urgjencë nga spitali i Korçës drejt Tiranës përmes helikopterit ushtarak.

Kliko per me shume info

Musai ka pësuar fraktura të rënda në shtyllën kurrioze ndaj është parë i domosdoshëm transportimi i tij drejt Tiranës ndërsa grupi i mjekëve është bërë gati për ekzaminimet apo ndërhyrjet e mundshme për shëndetin e të riut i cili dukej i ndërgjegjshëm teksa u nxorr nga helikopetri dhe u vendos në barrelë.

Cfarë ndodhi sot në Korçë?

Ne aksident janë përfshirë katër makina, dy makina të gardës dhe dy makina civile.

Makinat e gardës po udhëtonin nga Tirana drejt Korçës në kuadër të masave të sigurisë që janë marrë për kryeministrin Rama.

Dy makinat e gardës janë aksidentuar me dy makina civile, një mjet tip “Volkswagen” dhe një tjetër “Range Rover” të cilat po udhëtonin nga Korça drejt Pogradecit.

Ka qenë një tentativë për parakalim e makinës Volkswagen me drejtues shtetasin Aleksandër Naçi (i plagosur)që ka shkaktuar këtë përplasje të mjeteve.

Fillimisht përplasja ka ardhur me makinën Range Rover që ka përfshirë në aksident dhe dy mjetet e gardës. Një nga mjetet e gardës pasi është përpasur me bordurën ka përfunduar në kanal.

Të plagosur janë 5 persona, tre prej të cilëve punonjës garde, Erion Musai (gardist), Shkëlqim Pojana (gardist- shofer), Kloadian Llaka (gardist). Mjekët bëjnë me dije se gjendja e tre garditësve është e rëndë por jashtë rrezikut për jetën.

Pas aksidentit ka kaluar edhe makina e kryeministrit Rama. Makina me të cilën udhëtonte kryeministri Rama ka vijuar rrugën për në shtëpinë e Flamurit, në mbledhjen e qeverive në Korçë. Nga ana tjetër, shoqëruesi personal i Ramës ka ndenjur në vendngjarje për të ndjekur nga afër situatën. Pas Ramës, ka kaluar edhe makina e ministrit Xhafaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here