Masivi shkëmbor bie mbi banesën në Mat, plagoset rëndë i zoti i shtëpisë

Kliko per me shume info

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 21.30, në fshatin Xibër, Mat, ku është shkëputur një masiv shkëmbor duke rënë mbi një banesë.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë grupi hetimor dhe ka konstatuar se në lagjen “Mali i Zi”, fshati Xibër-Murrizë, Mat, nga rreth 100 metra lartësi është shkëputur nga shpata e malit një masiv shkëmbor, duke çarë murin e banesës së shtetasit B.T, rreth 53 vjeç, ku për pasojë ky i fundit ka mbetur i dëmtuar rëndë.

Kliko per me shume info

Shtetasi B.T, pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Burrelit është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Në banesë ndodhej e gjithë familja, por fatmirësisht ata nuk janë dëmtuar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.