Masakroi me thikë fqinjin shqiptar, 26-vjeçarja: “Më falni, nuk doja”

26-vjeçarja e cila vrau 37-vjeçarin shqiptar ditën e djeshme ka dalë para Gjykatës greke ku është shfaqur e penduar.

Valton Loka, prind i dy fëmijëve 15 dhe 7 vjeç u vra nga e fqinja gre ke e cila rezulton përdoruese droge.

Kliko per me shume info

Vajza ka thënë në gjykatë: “Me falni, nuk doja, nuk jam vrasese”.

Mësohet se familja e tij që jeton prej kohësh në Ksiropotamo, Irakleo në Kretë dhe përballet me probleme ekonomike dhe gruaja e tij ndodhet në vështirësi për sjelljen e trupit në Shqipëri, ku do të kryhet edhe ceremonia mortore.

Vrasësja jetonte në një shtëpi që nëna e saj e kishte marrë me qira, ndërsa ka edhe një vëlla në burg në Koridhali.

Shqiptari u sulmua me thikë nga fqinja 26-vjeçare, në shtëpinë e saj ku kishte shkuar i alarmuar pasi kishte dëgjuar që ajo bërtiste aq sa ngriti në këmbë lagjen.

Pavarësisht faktit se ai i ofroi asaj ndihmë, vajza e re e qëlloi disa herë me thikë, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Ndonëse fqinjët njoftuan menjëherë ambulancën për ta transportuar me urgjencë drejt spitalit, plagët e marra rezultuan fatale për shqiptarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.