Masakra e Kërçovës/ Varrosen mbetjet e viktimave, i pranishëm edhe Pandeli Majko

Sot në Zajaz të Kërçovës, janë varrosur mbetjet mortore të viktimave shqiptare nga masakrat e vitit 1913, dhe deri pas luftës së dytë botërore që u gjetën në disa varreza masive.

Kliko per me shume info

Me kërkesë të këshillit organizativ për zbulimin e krimeve ndaj shqiptarëve në shekullin e kaluar, Ali Ahmeti, si iniciatorë i aktiviteteve për zbardhjen krimeve genocidale ndaj shqiptarëve, mbajti fjalë rasti para të pranishmëve, bashkë me Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt dhe Pandeli Majko ish-kryeministër dhe tashmë minister i Diasporës në qeverinë e Edi Ramës.

Varrimi i mbetjeve mortore të viktimave të gjenocidit ndaj shqiptarëve u bë në Qendrën Përkujtimore “Nëna Shqiptare” në Zajaz të Kërçovës në ora 13:00, shkruan zhornal.mk.

Zv.kryeministri Lika: E kaluara jonë e dhimbshme ka qenë e drejtë

Zv.Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Hazbi Lika në fjalimin e tij në rastin e rivarrimit të trupave të vrarë në Zajas, pohoj se e ardhmja e Shqiptarëve, po ndërtohet duke e kaluar të kaluarën.

“Historia jonë është e stërmbushur me ngjarje të dhimbshme, e një ndër ato është edhe ngjarja e sotme, e cila përshkruan një rrugë të gjatë të kaluar që nga viti 1913. Kjo dëshmon se e kaluara jonë e dhimbshme, por krenare, paska qenë e drejtë, sepse falë këtyre rasteve të dhimbjes ne sot e gëzojmë këtë liri”, tha në fjalimin e tij Hazbi Lika, zv/Kryeministri i Maqedonisë.

Ahmeti: Nuk ka pasuri që mund të shërojë dhimbjet e nënave shqiptare

Lideri i BDI Ali Ahmeti në fjalimin e tij para të pranishmëve në ceremoninë e rivarrimit të trupave të vrarë gjatë viteve 1913, ka pohuar se ai dhe subjekti i tij politik vazhdon të insiston që të hartohet një rezolutë e përbashkët që do ta dënon këtë gjenocid.

“104 vjet më parë, gjenocidi i Çubrilloviçit dhe shumë “viçave” të tjerë tentuan ti shfarosin popullin shqiptarë, por le ta dinë perandori dhe sulltanët, se ky popull nuk shfaroset asnjëherë. Atë që tha Bekim Jashari, se e kaluara nuk duhet të na përsëritet, është porosi e cila doli nga goja, dhe zemra e familjes Jashari, familje kjo e cila dha mbi 60 martir të luftës, ju masakruan mbi 60 anëtarë, dhe sot jep mesazhe për paç, kjo tregon se populli shqiptarë është popull paqedashës, i cili nuk ka dashtë asnjëherë konflikte, por tregon se ky popull po ashtu, ka ditë që edhe të qëndron ballë lartë sfidave të kohës. Le ta dinë edhe maqedonasit, se këto të masakruar këtu, meritojnë një vëmendje të posaçme”, tha mes tjerave në fjalimin e tij lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.