Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të rivlerësojë masën sigurisë për Orest Sotën

Aktualitet

25-vjeçari Orest Sota pritet të dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për rivlerësimin e masës së sigurisë, arrest me burg të dhënë më 4 nëntor nga Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan.

Dosja e Sotës ka kaluar nga Prokuroria e Elbasanit tek Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, ndaj masa e sigurisë duhet të jepet nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për 25-vjeçarin Sota, të cilit Policia e Elbasanit i gjeti në makinë 863 mijë Euro dhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Organi i akuzës  kërkon të cilësohet i ligjshëm ndalimi i të riut për akuzën e pastrimit të parave.

Sota nuk justifikon me burime të ligjshme paratë që iu gjeten në makinë dhe ato dyshohet se janë të ardhura nga aktivitet kriminal.

©LAJMIFUNDIT.AL

ME TE LEXUARAT