“Martohet” pesëvjeçarja e lindur me gjysmë zemre

Dëshira e Sophia Chiappalone për t’u martuar me mikun e saj më të mirë u bë realitet.
Pesëvjeçarja ka lindur me probleme të zemrës dhe deri tani ka pasur operacione të shumta. “Ajo u lind me gjysmë zemre – ana e djathë e zemrës së saj mungonte”, ka thënë nëna e Sophia’s, Kristy Chiappalone për NBC Connecticut.

Kristy vazhdoi të tregonte se Sophia është një “mrekulli” dhe se “nuk ka jetëgjatësi, sepse nuk ka arsye për të qenë gjallë”.
Sophia aktualisht po përballet edhe me probleme të mushkërive dhe së shpejti do të shkojë në Boston për të kryer një operacion të hapur në zemër. Përpara operacionit, pesëvjeçarja donte të martohej me mikun e saj më të mirë, Hunter, gjë që u bë e mundur.

Kliko per me shume info

Me ndihmën e nënës së Hunter, Tracy Laferriere, u krijuan edhe disa fotografi në të cilat Sophia duket shumë e lumtur në fustanin e saj “martesor”.

Kristy tha se shpresa për të ardhmen është se “Sophia qëndron e lumtur dhe e shëndetshme për aq kohë sa trupi i saj do të mund ta përballojë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here