Marrëveshja e 18 majit/ Imami: Basha e shiti PD-në

Kliko per me shume info

“Marrëveshja e 18 majit mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha ishte dita ku u amnistua Rama, u amnistua Partia Socialiste dhe kanabizimi i Shqipërisë.”-kështu ka deklaruar në studion e ABC News ish-deputeti i PD, Arben Imami.

Ndër të tjera, Imami ka akuzuar Bashën se sipas tij me marrëveshjen që bëri me Ramën me 18 maj, shiti Partinë Demokratike.

Kliko per me shume info

Ndërsa në lidhje me çadrën e PD-së, Imami u shpreh se “nuk arriti atë që duhej dhe se dalja nga çadra nuk presupozonte çdo lloj marrëveshje”

Sipas Imamit, Basha dhe Rama ranë dakort për një projekt për kontrollin e përbashkët të të gjithë hapësirës politike.

Gjithashtu Imami tha se “Basha e luajti trashë lojën e vet duke bërë që humbësi më i madh i kësaj historie të ishte vetë ai”

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.