Vodhën kasafortën e një marketi në Pogradec, shpallen në kërkim 4 persona

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Pogradecit në një Mini Market.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur në lagjen nr.2, dyshohet se 4 persona vodhën kasafortën e një mini-marketi.

Kliko per me shume info

Njoftimi i Policise:

“Më datë 20.11.2017, gjatë orëve të para të mëngjesit, jemi njoftuar se në lagjen nr 2 në Pogradec, është vjedhur kasaforta e një Mini Marketi brenda së cilës ndodheshin një sasi lekësh.

LEXO EDHE:  Mbyllet kompania “Gulf” mashtroi qytetarët me tollonat e karburantit

Nga të dhënat e para dyshohet se kanë qenë katër persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi kanë marrë kasafortën, janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here