A ka bërë Marina Vjollca operacione plastike? Ja çfarë thotë doktori i VIP-ave

Tashmë VIP-at shqiptarë përfliten shumë për transformimet që kanë pësuar gjatë kalimit të viteve. Këtyre thashethemeve nuk u ka shpëtuar as moderatorja Marina Vjollca. Në disa raste kur ajo është pyetur nëse ka kryer ndonjë operacion për t’u dukur sa më bukur, Marina është përgjigjur se është e gjitha natyrale.

Por kjo nuk i bind kollaj ata njerëz që shohin një bukuroshe të tillë, të cilët mendojnë se Vjollca ka bërë operacione për të rregulluar dhe përmirësuar pamjen e saj. Gjithashtu ka edhe nga ata që mendojnë se Marina është e gjitha natyrale.

Kliko per me shume info

Një ndër ta është edhe Skerdi Faria, ai që të gjithë e njohin si doktori i VIP-ave. Në një postim që Faria ka bërë në rrjetin social Instagram, thotë se vë dorën në zjarr nëse Marina ka bërë ndërhyrje kirurgjikale.

“E bukura dhe Bisha. Kush thotë që Marina ka bërë operacione estetike, ia thyej brinjët me këmbët e karriges… Smirushat, shhhhtttt! Vë putrën në zjarr që është TOTALISHT BIO”- shkruan Skerdi shoqëruar me një foto me moderatoren Marina Vjollca.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.