Ndarja nga jeta e Aleksandër Lalos, reagon Marina Vjollca: La një boshllëk të madh te të gjithë
Prezantuesja e spektaklit “C’est la vie” në Tv Klan, Marina Vjollca ka reaguar pas ndarjes nga jeta të kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo në moshën 68-vjecare si pasojë e një ataku kardiak.
Përmes një postimi në Instagram, Marina Vjollca thotë se ndarja nga jeta e kompozitorit i ka lënë një boshllëk të madh asaj dhe stafit të “C’est la vie”, ku Aleksandër Lalo ishte pjesë e jurisë. Spektakli mbrëmjen e sotme ishte me regjistrim dhe është ndërprerë pas lajmit për vdekjen e kompozitorit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Miq te dashur, me hidherim te thelle mesuam ndarjen nga jeta te Maestro Lalos pas nje ataku ne zemer.
Maestro i madh u nda nga jeta duke lene nje boshllek te madh tek une dhe i gjithe stafi i “C’est la vie”. Ky emision dhe te tjeret ne vijim jane homazhi yne per njeriun e paperseritshem te muzikes shqiptare. U prehte ne paqe!,”-përfundon Marina në rrjete sociale.