Kërcënimet ndaj Hilës, ish-ministri Manjani: Shemsi Prençi të japë dorëheqjen

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një status në facebook, ka mbështetur gazetarin Dritan Hila. Reagimi ka ardhur pasi Hila denoncoi kanosjen që Drejtori i Emergjencave të Shtetit, Shemsi Prençi i bëri Hilës.

Për Manjanin, ”sjellja harbute e një nënpunësi publik ndaj dikujt që mendon dhe shpreh mendimin e tij siç e ka është seriozisht e dënueshme si DHUNË SHTETËRORE ndaj fjalës së lirë”!

Kliko per me shume info

Për Prençin, Manjani shton se sjellja është e dënueshme dhe nuk duhet të shërbejë në një detyrë publike.

Statusi i Manjanit

Denoncimi i Dritan Hilës për kanosjen që i bën Drejtori i Emergjencave të shtetit, duhet marrë seriozisht! Kam bindje dhe uroj që jeta e shëndeti i Tanit nuk do ketë asgjë pasojë nga ato fjalë rrugaçërie të një drejtori!

Por sjellja harbute e një nënpunësi publik ndaj dikujt që mendon dhe shpreh mendimin e tij siç e ka është seriozisht e dënueshme si DHUNË SHTETËRORE ndaj fjalës së lirë!

Sjellja është e dënueshme! Është vepër e shkuar veprës penale! Por në çdo rast Ai nuk mund të shërbejë më në një detyrë publike!

Vetëm në shtetin ku veprojnë ligjet e hashashit justifikohet kjo sjellje!

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here