Maniaku seksual e sulmoi me thikë në mes të kryeqytetit egjiptian, 25-vjeçarja rrëfen tmerrin

Një 25-vjeçare ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar, pasi një burrë e ngacmoi seksualisht në qendrën tregtare ku punonte dhe rreth 2 vjet më vonë e sulmoi atë me thikë në mes të kryeqytetit egjiptian.

Bëhet fjalë për Somaya Ebeid, e cila ka rrëfyer për The Sun se në vitin 2015 u sulmua nga një i panjohur në një qendër tregtare në Kajro.

Kliko per me shume info

Mirëpo, i dyshuari, i identifikuar vetëm si Hany A, nuk u mjaftua me kaq dhe e priti 25-vjeçaren në një nga rrugët më të populluara të Kajros dhe e goditi atë me thikë, shkruan newsbomb.al.

Somaya u dërgua në spital dhe mjekët i bënë asaj 50 qepje në fytyrë, për shkak se çarja me thikë ishte shumë e madhe.

“Shkova në një farmaci për të marrë disa ilaçe dhe kur dola, dëgjova dikë që më thërriste disa herë emrin tim për të më ndaluar. Kur u ktheva, gjeta të njëjtin njeri që më ngacmoi në qendrën tregtare dy vjet më parë. Gjithçka që mendova ishte se do bënte një skenë duke më fyer dhe asgjë më shumë. Unë kurrë nuk mendova se ai do të përpiqej të më mbysë në mes të ditës në një rrugë të mbushur me njerëz. Ndërsa nxitova për të shkuar në makinën time për të ikur, ai erdhi nga prapa dhe më vuri një thikë në qafë. U mbulova në gjak dhe nuk e dija se ku po vinte. Gjaku më mbuloi fytyrën, flokët dhe rrobat e mia. Mendova se kishte prerë qafën time”. tha Somaya.

Sofaya pësoi një prerje prej 20 cm në fytyrë dhe duhej të kishte më shumë se 50 qepje në faqe.

Sakaq, Kajro sipas një sondazhi të realizuar nga Reuters është qyteti më i rrezikshëm në botë për gratë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here