Mandati i Llallës, Basha: Ramës dolën petët e lakrorit, qëndrimi i PD është pro drejtësisë

Kliko per me shume info

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka komentuar çështjen që lidhet me mandatin e kryeprokurorit Adriatik Llalla, ndërsa deklaroi se qëndrimi i opozitës është pro Kushtetutës dhe zbatimit të ligjit.
Edhe pse është pyetur se cili do të jetë qëndrimi i PD-së lidhur me faktin nëse do të mbështesin për një mandat të dytë Llallën, i cili mbaron më 4 dhjetor të këtij viti dhe pritet të shkaktojë një përplasje të fortë mes opozitës dhe mazhorancës, Basha u tregua i rezervuar, ndërsa ai shtoi se demokratët janë pro paketës në drejtësi.

PYETJE NGA GAZETARET:
Cili do të jetë qëndrimi i PD për mandatin e kryeprokurorit?
Qëndrimi ynë është zbatimi pikë për pikë i Kushtetues dhe ligjeve dhe çdo hap për të vendosur kthetrat e narko-mafias në organin e prokurorisë, do të jetë përballët me një betejë totale nga ana e opozitës.
Pra, ju jeni pro Llallës për një tjetër mandat?
Socialistët dhe Rama kanë hallin e Tahirin dhe të tjerëve, ka hallin e petave që i kanë dalë lakrorit dhe nuk ka të mandatit. Në funksion të ndalimit të hetimit për Tahirin ai është gati t’i thotë këmbës dorë dhe dorës këmbë. Ndërsa qëndrimi ynë në këtë rast është respekti i plotë dhe jemi pro paketës në drejtësi dhe nuk do lejojmë presonin e vazhdueshëm të prokurorëve për t’u ndalur hetimet e të paprekshmeve, sidomos të peshqve të mëdhenj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.