Mandati i Agron Kapllanajt, Denar Biba kundër KQZ: Jepini fund marrëzisë

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, aktualisht zv.kryetar ka reaguar pas zbulimit nga KQZ se ai ka pasur dijeni për dënimin e kryebashkiakut të PD-së Agron Kapllanaj.

Ai shkruan në një status në Facebook se “Projekt-vendimi eshte i firmosur nga 3 anetare dhe Kryetari i KQZ dhe se paraqet rrethana dhe vendimmarrje qe nuk kane ndodhur”, por se mungon firma e tij.

Kliko per me shume info

Biba thotë se çdo përpjekje për t’i paraqitur si irreale rrethanat e vendimit të mbledhjes së datës 03.11.2017 flet për falsifikim. Ai ftoi kolegët e KQZ-së ta ndalin me kaq, atë që e quan marrëzi.

“Cdo perpjekje per nje paraqitje ireale te rrethanave dhe votimit e vendimit te asaj mbledhje eshte pa asnje dyshim fallsifikim dhe passjell pergjegjesi penale. Seriozisht i ftoj koleget e KQZ te mos shtyhen me tej ne kete marrezi!,” vijon më tej Biba.

Statusi i plotë

Projekt-vendimi qe na u soll sot per firme, eshte i firmosur nga 3 anetare dhe Kryetari i KQZ.
Projekt-vendimi paraqet rrethana dhe vendimmarrje qe nuk kane ndodhur, nuk jane marre apo votuar ne ndonje mbledhje te KQZ, ndaj edhe u denoncua sot publikisht si akt qe tenton te fallsifikoje vendimmarrjen e dates 03.11.207.
Por per fat mbledhjet e KQZ jane te regjistruara dhe me ze e figure del qarte se cili ishte rezultati i vertete i mbledhjes se dates 03.11.2017.
Cdo perpjekje per nje paraqitje ireale te rrethanave dhe votimit e vendimit te asaj mbledhje eshte pa asnje dyshim fallsifikim dhe passjell pergjegjesi penale. Seriozisht i ftoj koleget e KQZ te mos shtyhen me tej ne kete marrezi!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.