“Mami ka ikur për disa ditë”, ja fjalët e Dritanit për të birin pasi masakroi gruan me thikë

Kliko per me shume info

Të tjera detaje të rënda dalin në dritë nga mediat italiane rreth krimit të ndodhur një ditë më parë në një familje shqiptare, ku Dritan Sulollari masakroi me thikë në banesë gruan e tij Migena Këllezi.

Pasi e ka vrarë Migenën, Dritani i ka thënë djalit 8-vjecar se “mami ka ikur për disa ditë për të parë të afërmit në Shqipëri”.

Kliko per me shume info

“Ai donte të shmangte djalin 8-vjecar të mos e shihte me sytë e tij gjithë sa kishte ndodhur. Ai i tha të birit se vetë do të shkonte të mjekohej në spital, kurse ‘mami ka ikur për disa ditë për të parë të afërmit në Shqipëri’”, shkruajnë mediat italiane.
Sipas dëshmitarëve, krimi ka qenë i papritur, pasi sipas tyre çifti ishte pranë një divorci konsensual.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e çiftit, ku shqiptari masakroi me thikë gruan e tij e më pas telefonoi policinë duke iu thënë “Hajdeni sepse kam vrarë gruan time”.

© LAJMIFUNDIT.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.