Mali i Zi ndalon përdorimin e flamurit shqiptar në institucionet shtetërore

Qeveria e Malit të Zi ka marrë vendimin që flamujt e pakicave kombëtare nuk do të lejohen të përdoren në institucionet shtetërore.

Ata mund të përdoren vetëm në evente të ndryshme qoftë familjare deri tek ato kulturore dhe politike.

Kliko per me shume info

Një vendim i tillë është i vlefshëm si për flamurin serb ashtu edhe për atë shqiptar. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta kroate “Novosti”, e cila shkruan se me Projektligjin e propozuar nga Qeveria e Malit të Zi rreth caktimit, përdorimit të simboleve kombëtare, do të dalë për miratim para Parlamentit të këtij vendi.

“Baza kushtetuese për nxjerrjen e këtij ligji ndodhet në dispozitën e nenit 79 të Kushtetutës së Malit të Zi, me të cilin përcaktohet se pjesëtarëve të popujve pakicë dhe të komuniteteve nacionale të tjera pakicë u garantohen të drejtat dhe liritë sipas të cilave mund të përdorin individualisht dhe bashkë me të tjerët: të zgjedhin, të përdorin dhe të shquajnë simbolet kombëtare dhe të shënojnë festat komëtare” ka thënë për gazetën kroate Mehmet Zenka, ministër për të Drejtat e Pakicave dhe të Nacionaliteteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here