Një vajzë trevjeçare nga Kina është shtypur nga një makinë para syve të nënës së saj.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin rrëqethës kur vajza vihet përpara nga automjeti teksa po kalonte rrugën për t’u takuar me nënën.
Ishin pikërisht kalimtarët e rastit që reaguan me shpejtësi dhe e ngritën për gjysmë metri në ajër automjetin për ta nxjerr vogëlushen.
Për fat të mirë, ajo i ka shpëtuar më të keqes me vetëm disa lëndime të lehta trupore.