Makina del nga rruga, 3 të plagosur

Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur këtë të mërkurë në hyrje të qytetit të Libohovës.

Ata udhëtonin në një Benz me targa AA290DR, kur makina doli nga rruga. Për pasojë të plagosur mbetën tre pasagjerët R.K, R.Sh dhe E.M, banues në Nepravishtë. Të lënduarit po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  MALLËNGJEHET Kuvendi, ministrat dhe deputetët socialistë PLOT MALL vrapojnë për të përqafuar Tahirin
Kliko per me shume info

Në timonin e mjetit ishte një 23 – vjeçar (L.K), i cili u shoqërua në komisariat. Ndërkohë në vendngjarje shkoi grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here