Goditet “mafia e tokave”, si u tjetërsuan 36 hektarë plazh në Spille, 12 të akuzuar

Policia e shtetit ka bere publik diten e sotme aksionin per goditjen e “mafias se tokave” qe ka tjetersuar 26 hektare toke plazhi ne zonen e Spillese ne Kavaje.
Ne vazhdim teinformacionit te dhene diten e djeshme nga prokuroria, policia ka bere me dije sot rezultatet e aksionit te koduar me emrin “Ranishtja”:

Deklarata për shtyp e Drejtorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit, Drejtues Lutfi Minxhozi.
Përshëndetje,

Kliko per me shume info

Siç u bë e njohur edhe për publikun, është në proces finalizimi një operacion policor “RANISHTJA” ku janë arrestuar e ndaluar 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë publikë, si dhe eshte shpallu në kërkim një tjetër zyrtarë.

Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, Sektori për Hetimin e Korrupsionin në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, si dhe Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Tiranës, si në çdo hetim tjetër nën drejtimin dhe bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Kavajë, në kuadër të procedimit penal nr.92 të vitit 2017, organizuan operacionin “Ranishjta”. 

Posted by LajmiFundit.al on Mittwoch, 15. November 2017

Gjatë hetimit pro – aktiv 9 mujor, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke abuzuar me detyrën funksionale, kanë falsifikuar dhe tjetërsuar 36 hektare tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Spille Kavajë. 

Këtë sipërfaqe e kanë regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Kavajë (ZRPP), duke përfituar padrejtësisht në interes të tyre dhe personave të tjerë.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit nga strukturat kundër Krimit Ekonomik e Financiar, Prokuroria e Kavajës ka dhënë pëlqimin për masat e arrestit dhe Gjykata e Kavajës, ka vendosur sekuestrimin e 36 hekatreve tokë, në vijën bregdetare Spille Kavajë, si dha ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për zyrtarët e administratës shtetërore si vijon:
 
1. Fatos KAJA, 49 vjeç, ish-kryetar i Komunës Kryevidh Kavajë  dhe ish-Nënprefekt në Prefekturën Tiranë, deri në maj 2017.

2. Nezir LECINI, 55 vjç, ish-Shef i Zyrës  së Kadastrës në Kavajë, aktualisht specialisit në këtë zyrë,

LEXO EDHE:  LAJM I FUNDIT - Arrestohet në Kosovë vrasësi i Marjo Majollarit, fshihej me emër tjetër

3. Andi GJECI, 30 vjeç, me detyrë juristi i ZVRPP Kavajë,

4. Dritan KAZAZI, 43 vjeç, me detyrë hartograf  në ZVRPP Kavajë,

5. Bexhet  PJECI, 58 vjeç, ish-Kryetar Komune Kryevidh,

6. Ilir KAJA, 52 vjeç, me detyrë agronom në njësinë Administrative Kryevidh, Kavajë,

7. Agron XHELEZI, 53 vjeç, ish-Kryetari i Komisionit të ndarjes së tokave në Spille.

8. Dashnor ÇULLAJ, 52 vjeç, ish-përfaqësues i Komunës Kryevidh, Kavajë, në komisionin e ndarjes së tokave,   

9. Altin COPA, 32 vjeç, aktualisht drejtor i ALUIZNIT Kavajë.

10. Enver Duqi, 60 vjeç, me detyrë ish-Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokave në Këshillin e Qarkut Tiranë, aktualisht specialist i mbrojtjes se mjedisit dhe pyjeve ne Ministrine e Mjedisit

 Eshte shpallur në kërkim:

11.     S. C., 62 vjeç, ish-regjistrues i ZVRPP Kavajë, dhe ish Drejtor i   Ujësjellësit Kavajë.

U procedua në gjendje të lirë:

12.   Nje punnjese tjeter me detyrë protokolliste në ZVRPP Kavajë.
 
Arrestimi, ndalimi dhe procedimi i këtyre personave, është bërë për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, “Falsifikimit të Dokumenteve” dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim. 

Zyrtarët e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke abuzuar me detyrën, kanë falsifikuar dokumentet, duke bërë ndryshim e zërit kadastral për një sipërfaqe prej 36 hektare tokë në vijën bregdetare  Spille Kavajë.

Në parcelat me numër pasurie 1, 35, 37, 178, duke e tjetërsuar nga “Tokë pa frut” në tokë “Arë”, dhe më pas kanë bërë ndarjen në mënyrë të kundraligjshme të kësaj sipërfaqe toke, në interes të tyre dhe personave të tjerë.

Gjatë hetimeve paraprake, dokumentohet bashkëpunimi kriminal midis ish punonjësve të Komunës Kryevidh, dhe punonjësve të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë. 

Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë krijuar në mënyrë fiktive komisione për ndarjen e tokës gjatë periudhës 2013-2016 dhe kanë realizuar tjetërsimin dhe ndarjen në mënyrë të jashtëligjshme të pasurisë shtetërore.

LEXO EDHE:  Zyrtare, kërkohet ngritja e bazave ushtarake të SHBA e NATO-s në Shqipëri

Të arrestuarit Dashnor Çullhaj iu gjetën dhe sekuestruan 37 çertifikata pronësie, 14 kontrata shitblerje pasurie toke, 6 prokura të posaçme, akt i pjestimit vullnetar të pronësisë, shkresa origjinale për drejtorinë e pyejeve. 

Të arestuarit Behxhet Pjeci ju gjetën 7 plane rilevimi, disa kërkesa për regjistrim prone, 3 praktika rregjistrim prone, disa AMTP etj. 

Të arrestuarit Ilir Kaja në bagazhin e makinës private ju gjetën gjatë 8 praktika për institucionet shtetërore, 6 harta topografike të Spilles, një plan rilevimi etj. 

Dritan Kazazit ju gjetën në banesë 23 AMTP, 1 kartelë pasurie dhe 5 kontrata shitblerje pasurish. 

Këto dokumeta të sekuestruara lidhen me sipërfaqen e tjetërsuar  nga tokë shtet në tokë arë.

Ky grup kriminal, për arritjen e qëllimit, ka vepruar në këtë mënyrë:

• Përpara se të përpilonin çertifikatat e pronësisë, fillimisht identifikonin banorët e mirëbesuar të cilët do të përfitonin padrejtësisht tokën. 

Më pas identifikohej blerësi dhe bëhej regjistrimi i menjëhershëm në hipotekë, si dhe akti i shitblerjes së pasurisë.

Këto akte në shumicën e rasteve, kryheshin pa u vënë në dijeni banorët në emrat e të cilëve përpiloheshin dokumentat e pronësisë.

• Shtetasi Ilir KAJA me detyrë Agronom i Komunës Kryevidh dhe ish-kryetarët e komunave, Fatos Kaja dhe Bexhet Pjeçi, duke patur dijeni mbi gjendjen faktike të tokës pa frut shtetërore, kanë organizuar fiktivisht komisione të ndarjes së tokës në mënyrë të jashtëligjshme dhe kanë plotësuar fiktivisht AMTP, në emër të banorëve duke u firmosur nga anëtarët e komisioneve si, Agron Xhelezi, Nezir Leçini, Dashnor Çullhaj, dhe Bajram Dorzi, etj. 

Komisionet fiktive të ngritura në kundërshtim me ligjin vepronin:

• Përpilonin Aktet e Marrjës së Tokës në Pronësi (AMTP-t) të falsifikuara sikur kjo tokë ishte ndarë që në vitin 2000-2003 dhe i dërgonin në ZVRPP Kavajë.

• Përpilonin dhe  plotësonin listat fiktive me AMTP-të, sikur ishin plotësuar gjatë viteve 2000-2003  kur aplikohej ligji 7501.

LEXO EDHE:  Opozita surprizon Saimir Tahirin pas rikthimit në Kuvend, Berisha e filmon live me celular

• Bënin pagesat bankare në emër të personave që do të përfitonin tokën  

Pas dërgimit të  AMTP-ve në ZVRPP Kavajë, regjistruesi S.C., hartografi Dritan Kazazi,  juristi Andi Gjeci  dhe protokollistja  A. Gj,, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprimet e kundraligjshme në regjistrimin e pasurive nga tokë shtetërore në tokë arë, në dëm të interesave të shtetit. 

Të gjitha veprimet e kundraligjshme  janë ndjekur vazhdimisht nga regjistruesi S.C., si protokollimi i shkresave të ish Komunës Kryevidh në ZVRPP Kavajë, dërgimi i shkresave fiktive ne Këshillin e Qarkut, protokollimi i përgjigjeve fiktive të ardhur nga Këshillit të Qarkut në ZVRPP Kavajë. 

Regjistruesi në ZVRPP Kavajë, mbi bazën e këtyre shkresave fiktive ka urdhëruar regjistrimin e pronave të sipërpërmëndura në mënyrë të jashtëligjshme. 

Nga ky regjistrim abuziv, kanë përfituar tokë të paktën 108 shtetas të ndryshëm, një pjesë e të cilëve as nuk kanë dijeni se kanë marrë tokë, dhe nuk kanë bërë asnjë kontratë shitje. 

Ndryshimi i zërit kadastral dhe ndarja e tokës është bërë në kundërshtim të plotë me:

•  Ligjin Nr. 7501 të vitit 1991 “Për ndarjen e tokave”, pasi janë pajisur me tokë banorë që nuk kanë qenë dhe nuk janë pjesëtarë të ish-Komunës Kryevidh

• Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.230, datë 22.7.1991 “Për krijimin e komisioneve të tokave”, pasi janë ngritur komisionet e ndarjeve të tokës dhe kanë ndarë tokë, jashtë juridiksionit që ata mbulonin.

• Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 255, datë 2.8.1991 “Për kriteret e ndarjes së tokës bujqësore”, pasi janë paisur me tokë shtetërore në bregdet përveç kryefamiljarëve dhe pjesëtarë të tjerë të familjes.

Policia e Shtetit vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 dhe 129, kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here