Lushnje/ Masakrohet për vdekje 49-vjeçari nga shoferi, ishte i dehur

Kliko per me shume info

Bardhi Hasani, 49 vjeçar nga Lushnja nuk do ta kishte menduar asnjëhere se një gotë më shumë alkol do ta çonte drejt vdekjes.

Një jave më parë, ka qenë i dehur dhe ka dashur të hipë ne autobuzin e linjës së Gjirokastrës. Dhe ka arritur te hypë në autobuz, por si i dehur, ka filluar të ngacmojë pasagjeret. Dhe kaq ka mjaftuar që shoferi i autobuzit dhe fatorinoja ta zhdëpin në dru 49 vjeçarin i cili që prej asaj dite ka një javë që qendron me tub oksigjeni te spitali ushtarak.
Familjarët janë shqetësuar, sepse askush nuk flet për ngjarjen. Pasi e kane rrahur keqas e kanë hedhur në tokë. Policia i ka ndaluar por nuk ka ndonjë njoftim të plotë. Ndërkohë që në spital familjarët kanë marrë njoftimin nga mjekët se heqja e tubit të oksigjenit do ti jepte fund jetës së 49 vjeçarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.