Çmendet lushnjari, kërcënon me thikë gruan dhe nënën në sy të fëmijës së mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lushnjes ku një 38-vjeçar ka kërcënuar me thikë nënën dhe bashkëshorten në sy të fëmijës së mitur.

Policia e Lushnjes ka arrestuar në flagrancë shtetasin:

Kliko per me shume info

-Blerim Q., 38 vjeç, banues në Fiershegan, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, në prani të fëmijës së mitur ka kanosur me thikë nënën e tij, shtetasen S.Q, 59 vjeçe dhe bashkëshorten, shtetasen F.Q, 29 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga Nenet 130/a/4 dhe 279 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.