Lufta në Siri, Perëndimi sfidon Rusinë para OKB-së

Kliko per me shume info

Fuqitë perëndimore sfiduan Rusinë përpara Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke kërkuar ripërtëritjen e misionit të OKB-së, i ngarkuar për të përcaktuar se kush ka kryer sulme me armë kimike në Siri.

Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë, Britanisë dhe SHBA-së thanë se ata kanë “besim të plotë” në “profesionalizmin dhe pavarësinë” e Mekanizmit për Hetim të Përbashkët dhe kërkuan zgjatjen e mandatit të tij.

Kliko per me shume info

Kërkesa e tyre vjen një ditë pasi Rusia hodhi poshtë konstatimin e ekipit hetues të OKB-së se Qeveria siriane qëndron prapa një sulmi me gaz sarin, i cili është kryer në muajin prill në qytetin Khan Sheikhon dhe ka lënë dhjetëra njerëz të vrarë.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se Moska e kundërshton rezolutën e Perëndimit për vazhdimin e mandatit të ekipit të OKB-së edhe për 18 muaj. Muajin e kaluar, Rusia i ka vënë veto edhe një rezolute të ngjashme.

Rusia është mbështetësja më e madhe e regjimit të Sirisë, në luftën civile të këtij vendi.

Regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad, ka mohuar përdorimin e armëve kimike, edhe pse ekipi i OKB-së ka konstatuar se ai ka qenë përgjegjës për shumicën e sulmeve me gaz, njofton Rel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.