Lufta ndaj grupeve kriminale dhe drogës/ Homologët fqinjë dhe ndërkombëtarë mosbesues ndaj autoriteteve shqiptare

Pas Italisë edhe Greqia jep alarmin për ndikimin e madh që kanë grupet kriminale shqiptare në trafikun e drogës.

Jo më larg se dje mediat greke dhënë të tjera detaje për kapjen e 1.6 ton drogë në një gomone në ujërat greke që dyshohet se ishte nisur nga Himara.

Kliko per me shume info

Për këtë çështje u arrestuan edhe 11 persona, mes të cilëve edhe një biznes grek që finaconte trafikun.

Sipas hetimeve, ky grup kriminal paguante 50-60 mijë euro për vendosjen e motorëve në gomone që të ishin gati për udhëtim. Disa nga gomonet i deklaronin si të shkatërruara nga zjarri.

Grupi ishte i trajnuar për taktika që do t’i shpëtonin nga ndjekja në det. Për të lëvizur në qytet banda thuhet se përdorte automjete me targa të huaja. Destinacioni final i drogë si ishte Turqia, ku pas dorëzimit të kanabisit, do të merrej heroinë për ta sjellë në Shqipëri.

Lidhjet me shtetin shqiptar

Mediat greke shkruajnë se karteli i drogës bëhej nën urdhrat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri si dhe njerëzve pranë kryeministrit Edi Rama. Ky rrjet është zbuluar nga shërbimet amerikane, ndërkohë që në operacion morën pjese shërbimet greke dhe ato italiane, ndërsa ato shqiptare duket se janë jashtë. Po ashtu shkruhet se si qeveria amerikane ashtu dhe ajo italiane ndërhynë në çështjet e brendshme të qeverisë shqiptare me qëllim goditjen e këtij karteli drogë, i cili ka mbuluar sistemin politik te këtij vendi. Nga ana tjetër, disa të përditshme greke pohuan se kanë informacione se lënda narkotike e gjetur në gomone ka lidhje me bandën e Habilajve.

Mosbesimi tek autoritetet shqiptare

Janë pikërisht këto dyshime për lidhjet me figurat e larta shtetërore që duket se i ‘kanë detyruar’ autoritetet amerikanë të bashkëpunojnë vetëm me homologet greke dhe italiane, e jo ato shqiptare. Vendi ynë për momentin gjendej në një situatë skandalesh ku emri i ish-ministrit të Brendshëm ka dalë në përgjigjet e trafikantëve të drogës në Itali. Po ashtu, vëllai i ministrit aktual të Brendshëm akuzohet se ka një dosje kriminale. Nga ana tjetër vetë ministri i Brendshëm Xhafaj ka aluduar për dekonspirim të një operacioni nga ana e Prokurorisë. Shto këtu edhe skandalin e radarëve, si dhe përfshiren e drejtuesëve të lartë të policisë në trafikun e drogë; ngjarje të cilat kanë krijuar një klimë mosbesuese në sytë e amerikanë e fqinjëve për autoritetet shqiptare.

Të gjitha denoncimet dhe kapjet e tonalatave të drogë kanë ardhur në pjesën dërrmuese nga autoritetet fqinje ose ato ndërkombëtare dhe dosjet e tyre u janë dërguar autoriteteve tona. Kujtojmë këtu çështjen e Habilaj-Tahirit, ku prokuroria e Katanias kishte rreth katër vite që po hetonte, ndërkohë që prokuroria shqiptare e mori vesh vetëm pas publikimit në media. Po ashtu, e njëjta gjë ndodhi edhe me kapjen e 1.6 ton drogë pak ditë më parë nga autoritetet greke, ku këto të fundit kishin kohë që po e hetonin këtë rrjet trafiku. Gjatë gjithë kësaj kohë dhe ngjarjeve duket se autoritetët tona kanë qenë në errësirë, ose janë lënë qëllimisht kështu nga homologët fqinjë dhe ndërkombëtarë. Siç duket, për arsye se nuk kanë mjaftueshëm besim tek autoritetet shqiptare në luftën ndaj grupeve kriminale dhe drogës.

Droga shqiptare në Itali, Greqi dhe Turqi

Italia ka qenë gjithonë një destinacion i preferuar për trafikantët shqiptarë të drogës, po ashtu edhe Greqia. Ndërkohë, këtyre dy destinacioneve i ëhstë shtuar së fundmi edhe Turqia. Një rast i tillë ka qenë edhe ai i skafit të kapur në Greqi, pranë një ishulli jo shumë larg Athinës, me 1.6 ton hashash, i cili sipas hetimeve të autoriteteve greke rezulton se destinacionin fundor kishte një plazh të Stambollit. Iternerari i skafit që u nis nga brigjet shqiptare në orët e para të mëngjesit të së premtes, dyshohet diku pranë Himarës, është zbuluar tashmë nga hetimet e Rojës Bregdetare greke. Pas publimit të dosjes së Habilajve, duket se trafikanët e drogës janë trembur dhe kanë ndryshuar destinacionin e ‘mallit’ të tyre, duke i hehdur sytë nga Turqia. Po ashtu, mësohet se trafikantët shqiptarë lënë kanabisin në këtë shtet dhe marrin drogëra më të forta si heroina. Kjo e fundit më pas shpërndahet nga shqiptarët në disa vende të Europës me çmim shumë më të shtrenjtë.

‘Bosët’ shqiptarë

Po sipas hetimeve dhe mediave, ky rrjet trafiku ndërkombëtar ka si drejtuesë shqiptarë. Njëri prej tyre konsiderohet edhe një 31-vjeçar me shtetësi italiane dhe origjine shqiptare, i njohur me pseudonimin “Vito”. Ndërkohë policia është vënë në kërkim dhe po kërkon një tjetër shqiptar, që njihet ndryshe si “bosin e madh”, i cili mendohet se jeton në një vilë në bregdet. Hetimet e policisë kanë zbuluar se mafia shqiptare krijoi organizatën me qendër në Athinë dhe me përfshirje të grekëve të njohur dhe me pasuri të mëdha. Njëri prejt tyre ishte Spiros Kardamis, biznesmeni i arrestuar që thuhet se financonte grupin, i cili jetonte në Mykono. Mësohet se 63-vjeçari është një nga njerëzit kryesorë të historisë, pasi ai që blinte gomonet për llogari të mafies shqiptare dhe i kamuflontesi turistike për të mos u dyshuar nga policia. Në makinën e tij, ngjashmërisht me rastin Sota-Tahiri, janë gjetur një sërë dokumentesh që ai po përpiqej t’i zhdukte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.