“Lufta” me Top Channel, flet Rama: Nuk e kam sulmuar, të gjitha janë gënjeshtra

Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka folur për “luftën” e hapur ndaj mediave, konkretisht televizionit “Top Channel”.

Kliko per me shume info

Ndërsa është pyetur nga Eni Vasili në “Studio e Hapur” për sulmin e disa ditëve më parë ndaj “Top Channel” në lidhje me një lajm të publikuar nga kjo media, për konferencën e kryeministrit me komisionerin Hanh, Rama tha se nuk e ka sulmuar.

Rama tha se thjesht reagoi me keqardhje duke treguar një fakt të asaj dite.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Eni Vasili:… Po krijoni një antipsikozë ndaj mediave

“Unë kam një mendim timin që kam një bindje shumë të fortë. Publikun nuk ka asnjë forcë që ti bëjë për budallenj. Un s’kam asnjë fuqi ta bëj këtë as qëllim që të deligjitimoj mediat në sytë e publikut. Unë enderroj qe ne kete vend te ekte nje pushtet te katert, i ndershem, te beje punen.

Nuk e kam sulmuar Top Channel. Të gjitha kto janë të pavërteta. Unë nuk e kam quajtur një ish-media. Nuk kam quajtur apsolutisht asgjë. Unë thjesht kam treguar nëj fakt të asaj dite me një keqardhje. Unë nuk i ndaj në mbështetës dhe kundërshtarë kanalet mediatike. Dhe mbi të gjitha ka qenë në një moment që është folur për lirinë e mediave në ditën ndërkombëtare të medias dhe u gjenda përballë një prove dhe shpreha keqardhjen time, kaq. Unë skam sulmuar asnjëherë një media personalisht apo individ me qellim për ta sulmuar”, u shpreh Rama.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here