Lubonja: Tahiri heshti për të mos krijuar alibi

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar heshtjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri pas ngjarjes së ndodhur në Elbasan në 1 nëntorë, ku një biznesmeni iu gjetën patentat e tij.

Në rubrikën “Opinion” në “Neës24”, Lubonja thotë se Tahiri ka heshtur deri më tani, pasi e ka të vështirë të gjejë një alibi.

Kliko per me shume info

Nga ana tjetër, sipas tij, nëse do të krijonte një alibi, do të rrezikonte të zbulohen detaje të tjera.

“Heshtja e Tahirit ndoshta është më e lehtë për t’u kuptuar. Ka të bëjë me atë se ndoshta e ka të vështirë të gjejë një alibi, dhe mund të krijojë problema të tjera. Në rast se do krijonte ndonjë alibi, do të rrezikonte të zbulohen detaje të tjera.

Ndaj ka zgjedhur të heshtë për interesat e tij. Ajo që intereson gjithsesi është të bëhen shumë fjalë, shumë zhurmë, të krijohet një polarizim, dhe të thonë o me në, o me ata. Ndaj përpiqen ta politizojnë rastin”, u shpreh analisti fatos Lubonja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.