Luan Rama mbështet reformën zgjedhore: Ambasadori i BE u shfaq si ushtar i Ruçit!

Kliko per me shume info

Deputeti i LSI Luan Rama ka reaguar pas mbledhjes së parë të komisionit për reformën zgjedhore.

Përmes një postimi në Facebook Rama thotë se ky është një hap pozitiv, pasi Shqipëria meriton zgjedhje të lira. Por në statusin e tij Luan Rama sulmon dhe ambasadorin e OSBE në Shqipëri, pasi e quan ushtar të Ruçit.

Kliko per me shume info

“Shqipëria meriton zgjedhje sipas standardeve të OSBE/OHDIR-it, pavarësisht se në mbledhjen e parë ambasadori i OSBE-së u shfaq si ushtar i Gramozit!”, shkuan ndër të tjera deputeti i LSI-së.

Statusi i plotë:

Sot u mblodh për herë të parë komisioni parlamentar për reformën zgjedhore!
Le të shpresojmë që më në fund do të realizohet një reformë reale, që zgjedhjet të garantojnë integritetin dhe barazinë e votës dhe që banditët të mos jenë më as pjesë, as prapavijë dhe as pararojë e politikës!
Shqipëria meriton zgjedhje sipas standardeve të OSBE/ODHIR-it, pavarësish se në mbledhjen e parë, ambasadori i OSBE-së u shfaq si ushtar i Gramozit!
Për ta harruar atë skenë groteske, po rilexoj këtë fundjavë “Ushtarin e mirë Zhvejk”.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.