Lorik Cana tregon se sa femra ka patur para se të martohej

Showbiz

Lorik Cana, ish kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare ishte i ftuari i radhës i të shtunës mbrëma në ‘Xing me Ermalin’. Futbollisti tregoi më shumë rreth planeve të tij tani që është larguar zyrtarisht nga futbolli aktiv, për familjen dhe për jetën e re tani. Por në një program ku nuk mungon humori apo doza e ironisë ai nuk mundej kurrësesi tu shpëtonte disa pyetjeve ngacmuese.

“Kur u bëre futbollist, ke një numër për femrat që ke ‘përqafuar’?”, e pyeti moderatori Ermal Mamaqi, ndërsa Lorik u përgjigj: “Nuk mbaj mend kam përqafuar shumë”. “Mbi tre?”, vazhdoi pyetjen Ermali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në fillim ka pas shumë sepse ishte nëna, motra, gjyshja…po edhe fansat i kam përqafuar”, përfundoi Lorik Cana, duke e kaluar me humor edhe sportivitet përgjigjen.

ME TE LEXUARAT