Loreta Berhami: Si e njoha bashkëshortin argjentinas në Paris

Drejtuesja e shtëpisë botuese ‘Pegi’, Loreta Berhami ishte sot në emisionin “Kush vjen për drekë”, nga ku përveç aftësive në gatim, rrëfeu edhe si u njoh me bashkëshortin argjentinas.

Berhami tha se është njohur me të në Paris në një vend ku kishte muzikë latine dhe ata të dy kishin filluar të bisedojnë, pasi ishin ndër të vetmit që nuk kërcenin.

Kliko per me shume info

“Unë jetoj në Zvicër me tim shoq dhe me djalin tim. Vi një herë në muaj në Shqipëri. Bashkëshorti im është argjentinas, ne jemi njohur në Paris, ishim në një vend ku kishte muzikë latine, unë isha me dy shoqet e mia dhe ai me miqtë e tij. Ne ishim ndër të vetmit që nuk kërcenim aty dhe filluam të flasim. Ai më tha unë jam nga Argjentina, dhe unë i thash më pëlqen shumë Brazili. Ai nuk di shumë shqip, unë di spanjisht. Bashkëshorti më thotë se gjuha jonë është si japonishtja. Ne kemi qëndruar në lidhje në distancë për 3 vite e gjysmë dhe pastaj unë u shkëputa nga puna në bankë që kisha në Milano dhe u zhvendosëm në Zvicër”, tha Berhami. /tvklan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.