Gazetarja: Prokuroria ka presion. Si u shpërfytyrua Adriatik Llalla pas telefonatës së Tahirit

Një gazetare e kronikës që ndjek zhvillimet e aktualitetit, apo siç njihet ndryshe “kronikës së zezë” ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e së martës në studion e News 24.

Duke folur për presionet politike mbi Prokurorinë, Anduena Llabani tregoi edhe një detaj interesant.

Kliko per me shume info

“Prokuroria ka presion. Ne flasim kollaj nga studio por gjërat nuk janë aq të thjeshta. Kam qenë 2 herë në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Kam qenë prezente kur e ka marrë në telefon Saimir Tahiri. Ai është shkëputur dhe ka folur në telefon në paradhomë, por kur është kthyer ka qenë i shpërfytyruar”, rrëfeu gazetarja

Nuk dihet çfarë kohe daton ky episod pasi përplasjet Tahiri – Llalla janë të hershme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here