Llalla firmos lëvizjet e fundit, ngre në detyrë prokurorët që arrestuan Fullanin e Zaganin

Aktualitet

Ndersa vazhdojne diskutimet mbi mandatin e prokurorit te pergjithshem qe eshte ne detyre edhe vetem 20 dite, në organizimin e institucionit të akuzës kane ndodhur disa lëvizje interesante.

Duket se levizjet ne fjale jane te fundit nga Adriatik Llalla. Prokurori Ramadan Troci, i famshëm për disa dosje ‘të rënda’, kthehet në Prokurorinë e Përgjithshme pasi i ndërpritet komandimi si drejtues i Prokurorisë së Vlorës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka hetuar aksidentin e Sokol Olldashit dhe dosjen ku u arrestua Ardian Fullani, ish guvernator i bankes se Shqiperise, i cili mori pafajesi dhe pagat e dy viteve si demshperblim.

Në Vlorë komandohet Ardian Ylli, aktualisht drejtues i Prokurorisë së Fierit.

Ndërkohë në Fier komandohet Pali Decolli, aktualisht zv. Drejtues i kësaj prokurorie.

Granit Shahu, drejtues i Prokurorisë së Shkodres kthehet prokuror në Tiranë. Ai ka hetuar ceshtjen e heliokopterit te ushtrise qe u rrezua ne liqenin e Shkodres me shume se nje vit me pare, veshtje qe u mbyll si gabim njerezor.

Në vend të Shahut, drejtues ne Shkoder komandohet Anton Martini, aktualisht prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Martini eshte prokurori qe ka ngritur akuze ndaj policit Dritan Zagani dhe me pas ka nxjerre urdherin e arrestit nderkombetar ndaj tij ndersa Zagani akuzonte Saimir Tahirin per perfshirje ne aktivitetin kriminal te vellezerve Habilaj.

ME TE LEXUARAT