Liroi vrasësin e Arben Zylyftarit, prokuroria denoncon gjykatësen Enkelejda Hoxha

Genci Tafili i dënuar për vrasjen e ish drejtorit të policisë Arben Zylyftarit është i lirë pas vendimit që mori gjyqtarja Enkeleda Hoxha.

I dënuari duhet të vuante ende tre vjet në burgun e Fushë-Krujës, por gjykatësja pranoi kerkesën për lirim para kohe me kusht.

Kliko per me shume info

Në një reagim të Prokurorisë së Krujës thuhet se vendimi i është në kundërshtim të hapur me ligjin dhe për këtë duhet njoftuar Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

I dënuari Genci Tafili ishte dënuar për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, një vepër penale që parashikohet nga neni 79/c i Kodit Penal.

“Ai rezulton të jetë person me rrezikshmëri të lartë, por as kjo rrethanë dhe as rrethanat e tjera të parashikuara në ligj nuk janë marrë në konsideratë nga gjyqtarja ne fjalë” thuhet në reagimin e prokurorisë që citon Kodin Penal për lirimin me kusht, që thotë “ ….. nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje si dhe për të dënuarit për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c apo paragrafi i tretë i nenit 100 te K.Penal”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.