Lirohen nga paraburgimi Albin Kurti, Donika Kadaj e Albulena Haxhiu

Tre deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, Donika- Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu janë liruar nga paraburgimi. Indeksonline merr vesh se të tre deputetët janë liruar në arrest shtëpiak.

Lirimin e parakohshëm sot e kishte paralajmëruar për Indeksonline edhe avokati Tomë Gashi.

Kliko per me shume info

“Masa e paraburgimit për tre deputet të Lëvizjes Vetëvendosje në afat prej një muaj, por ky është afati maksimal siç e parasheh ligji, në asnjë mënyrë nuk do të thotë që ai të qëndrojë në paraburgim për një muaj, por sigurisht që kryetari i trupit gjykues sa më shpejt do ta caktojë seancën për të cilën është duke u mbajt gjykimi lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës” ka thënë Gashi sot në orët e paradites.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here