Lirimi i Genc Tafilit, Presidenti Ilir Meta urdhëron hetimin e gjykatës

Presidenti Ilir Meta ka urdhëruar Inspektoratin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të nisin verifikimet lidhur me lirimin nga burgu të Genc Tafilit.

“Presidenti i Republikës, me cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi u njoh me lajmin dhe reagimin publik të institucionit të Prokurorisë, për veprimtarinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, në lidhje me lirimin e shtetasit Genc Tafili, ka urdhëruar menjëherë Inspektoratin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që në përputhje me kërkesat e ligjit, të fillojë urgjentisht verifikimin e rastit në fjalë dhe veprimtarinë proceduriale të kësaj gjykate”, thuhet në një njoftim të Presidencës.

Kliko per me shume info

Presidenca garanton se pretendimet e Prokurorisë për “lirimin e pligjshëm” të Genc Tafilit do të verifikohen nga Inspektorati dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në përputhje me kushtet dhe kriteret e ligjit.

“Presidenti i Republikës mbështet të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe Prokurorinë në veprimtarinë e tyre, në luftën kundër krimit dhe sundimit të ligjit”, mbyllet njoftimi.

Më herët, Prokuroria e Krujës e ka quajtur të paligjshëm lirimin e Tahfilit nga Gjyqtarja e Krujës Enkeleda Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.