Linhart viziton Tiranën/ OSBE rol kyç zhvillimin e reformave

Ditën e sotme si Përfaqësues i Kryesisë së OSBE-së për vitin 2017, zv.ministri i Jashtëm i Austrisë Michael Linhart ka zhvilluar një vizitë në Tiranë ku ka nënvizuar rolin kyç të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri për mbështetjen e procesit të reformave në vend.

Kliko per me shume info

Linhart është takuar me presidentin Ilir Meta, zv.kryeministren Senida Mesi, zv.ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Artemis Dralo, si dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

Ai ka vlerësuar mbështetjen e dhënë nga Prezenca e OSBE-së për autoritetet shqiptare, në përputhje me nevojat e vendit.

“Misionet e OSBE-së përfaqësojnë një vlerë të shtuar për organizatën tonë, për të ofruar ndihmë sipas nevojave përgjatë proceseve të vazhdueshme të reformave në vendet pritëse. E njohur anembanë Shqipërisë, Prezenca është provë e padiskutueshme e kësaj qasjeje”, ka deklaruar Michael Linhart.

Ndërsa Bernd Borchardt foli për rolin konstruktiv të Shqipërisë në nxitjen e bashkëpunimit rajonal, duke përfshirë nismat e fundit për shkëmbimet mes të rinjve, të organizuar në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe Prezencën e OSBE-së.

“Jemi të lumtur që punojmë nga afër me të rinjtë dhe që përfshijmë perspektivat rinore në punën e përditshme të OSBE-së, duke forcuar vetëbesimin dhe dialogun mes tyre. Prezenca mbetet e gatshme që të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë dhe të punojë me qeverinë, aktorët politikë, shoqërinë civile, median dhe të gjithë qytetarët për të ecur përpara me reformat kyçe”, ka deklaruar Bernd Borchardt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.