Librazhd / Ariu i murrmë bie në grackë, një grup të rinjsh i shpëtojnë jetën

Kliko per me shume info

Arinjtë e murrëm në Shqipëri edhe pse janë të mbrojtur me ligj, shpesh herë kanë rënë pre e gjahëtërave dhe fermerëve të papërgjegjshëm që i kanë gjuatur duke e vrarë.

Por në një fshat në Librazhd ka ndodhur një gjest mbreslënës, ku një grup të rinjsh i kanë shpëtuar jetën një ariu të murrmë që kishte rënë në grackë.
Mësohet se ariu kishte ngecur në telat e një gardhi në fshatin Zdrajzh dhe rrezikonte seriozisht jetën.

Kliko per me shume info

Por kur banorët e fshatit kur vënë re këtë gjë nuk e vanë, por kanë njoftuar Administratën e Zonave të Mbrojtura në Librazhd, e cila i shpëtoi jetën ariut, raporton infoelbasani. Për ta nxjerrë pa dëmtime ariun nga telat ku kishte ngecur u kujdesj një njësi e specializuar “Four Paës”. Fillimisht ariu është vënë në gjumë dhe më pas është nxjerrë nga telat e gardhit ku kishte ngecur.

Pasi i është shpëtuar jeta, ariut i janë bërë dhe analizat e nevojshme dhe është lënë i lirë në habitatin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.