Lezhë/ Kapet me kokainë në lokal, arrestohet i riu
Një i ri u arrestua sot nga Policia në Lezhë, pasi iu gjet kokainë. Marsen Hysa, 24 vjeç, banues në Tiranë, u vu në pranga.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij në një lokal në Lezhë, i është gjetur e fshehur në rroba një sasi prej 198 gr lëndë narkotike e llojit "Kokainë", e paketuar në 2 qese plastike, sqaron Policia.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Ndërkohë, materialet proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike " parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.