Lezhë/ Ishte i fiksuar pas 43-vjeçares, maniaku seksual e ndiqte këmba-këmbës

Një 43-vjeçare nga Lezha ka bërë sot një kallëzim në polici, pas pretendimit se një 53-vjeçar e ka përndjekur me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

Pas denoncimit, 53-vjeçari me iniciale P.GJ ka rënë në prangat e policisë.

Kliko per me shume info

Policia bën me dije se të dy shtetasit banojnë në fshatin Grykë Manati ku edhe kishin njohje me njëri-tjetrin më herët.

Gruaja me iniciale V.N. ka kallëzuar në Policinë e Lezhës një ditë më parë, se teksa lëvizte në fshat, ajo është përndjekur nga 53-vjeçari, i cili sipas dëshmisë së gruas para efektivëve, donte të kryente marrëdhënie seksuale me të. Pas dëshmisë, Policia ka arrestuar rreth orës 16:00 53-vjeçarin, i cili akuzohet për veprën penale të përndjekjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here