Dekonspirimi/ Zbardhen lëvizjet e tre ish zyrtarëve të policisë

Tre ish drejtuesit e Policisë së Vlorës,  kanë qenë nën hetim që prej ditëve të fundit të muajit tetor, si të dyshuar për implikim në veprimtarinë e grupit “Habilaj”.

Gjatë kësaj kohe për një periudhë afro një mujore, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, janë mbajtur nën vëzhgim në distancë dhe çdo lëvizje e tyre brenda dhe jashtë vendit ka qenë e kontrolluar.

Kliko per me shume info

Burime nga Policia kanë thënë për Panoramën, se lëvizjet e fundit të tre ish zyrtarëve, që akatualisht janë në kërkim kanë ndodhur gjatë muajit tetor dhe nëntor.

Por ata ishin kthyer vetëm pak ditë para se të firmoseshin urdhërarrestet për ta.

Nga të dhënat e sistemnit TIMS, rezulton  se i pari që është larguar nga vendi ka qenë  Sokol Bode, ish shefi i Postës kufitare në Dhërmi, i cili më 29 gusht ka udhëtuar me makinë n e tij AA 808 0B, në drejtim të Malit të Zi, nëpërmjet kufirit të Muriqanit.

Më vonë, më 9 nëntor ish Drejtori i Policisë së Vlorës Jaeld Çela ka udhëtuar nga Aeroporti i Rinasit në drejtim të Milanos, Itali.

Ndërsa ish vartësi i tij Gjergji Kohila, që  deri në Maj mbante detyrën e shfit të Krimeve të Organizuar në Vlorë, ka udhëtuar me 18 nëntor drejt Greqisë.

Ai ka dalë me mjetin e tij me targa AA 911JE, nëpërmjet pikës  së kalimit kufitar në Kakavijë.

Megjithatë ata rezultojnë të jenë kthyer sërish në Shqipëri, për t’u larguar, menjëherë, pasi janë lëshuar urdhrat e arrestit për ta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here